Rogerti është zgjuar ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” duke sulmuar Luizin. Teksa ai ndodhej në dush, banori i shkon afër dhe nis me ofendimet ndaj tij.

Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t iu drejtua duke i thënë se do të pendohet se ka hyrë në BBV dhe se e ka lojën e rëndë.

“A di kush je, je si majmun që je kthyer në njeri. Do Zoti që ajo mbretëresha që të mban ty, që Zoti e rujt, të bën dhe më rob”, i thoshte Rogerti.

Më pas kur Luizi po hekuroste një bluzë të tij, Rogerti shkon sërish pranë tij dhe i drejtohet me fjalët”

“Çfarë biznesesh ke? Ça biznesesh, se ndoshta mund të jem konsumator, nuk i dihet. Na trego ndonjë biznes. Përveç faktit që ditë dhe natë nuk zbaton kontrata, ça biznesi tjetër ke. Edhe ti e di pse. Po si ka mundësi që 3 vjet e gjysmë nuk ke bërë hajër hala për shpirtin tënd, se hajt mirë për materiale ti e ke shitur veten për te djalli. Vendos kryqin për me të falë Zoti, po është marre për ty. Se nuk je as besimtar si duhet me qenë. Du me dit bamirësitë e tua që ke bërë, o biond”.

Në këto momente Luizi vendosi që të mos i përgjigjej, duke e injoruar.