Jozi dhe Loredana e kanë nisur ditën me energji pozitive. Ka qenë Jozi që është zgjuar i pari dhe ka shkuar e është shtrirë te krevati i saj.

Fillimisht ata kanë qëndruar të përqafuar dhe Jozi rrinte duke e puthur. Madje ka patur momente ku ata mbulonin edhe kokat.

Por nuk mungoi as biseda mes tyre, ku në një moment Jozi i bën një pyetje Loredanës, të cilit i ka premtuar se do të sillet mirë.

“Nëse pas 3 ditësh jam super perfekt ça do bësh ti”, ishte pyetja e Jozit, të cilës Loredana iu përgjigj: “Do të besoj më shumë”.

Pjesë nga biseda:

Loredana: Të paktën të sillesh mirë

Jozi: Do jem më perfekti për ty. Do të bëhem perfekt. Nëse pas 3 ditësh jam super perfekt…

Loredana: Të të pyes diçka

Jozi: Nëse pas 3 ditësh jam super perfekt ça do bësh ti?

Loredana: Dua të të pyes diçka

Jozi: Ça do bësh ti? Të lutem, të pyeta i pari

Loredana: Mund të pyes diçka

Jozi: Lor, të lutem prit veç pak. Nëse pas 3 ditësh jam super perfekt në sjellje dhe… ça do bësh?

Loredana: Do të të besoj më shumë