Një debat ka nisur ditën e sotme mes Tirit dhe Aldos në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa Tiri ishte bashkë me Krisën, Eglin dhe Livian, Aldo dëgjohet të thotë ‘dallaverja në aksion’.

Tiri nga ana tjetër i kthehet duke e pyetur se ‘si ndihet tani që po i vjen fundi’. Gjithashtu e pyet se ‘ça do bëjë tani pasi as me Livian nuk i eci’.

Pjesë nga debati:

Aldo: Dallaverja në aksion

Tiri: Të erdhi ora, si ndihesh tani që po të vjen fundi?

Aldo: Pse nuk e marr dot seriozisht

Tiri: Si ndihesh tani që po të vjen fundi?

Aldo: Je dallavere komplet, tre ditë mu deshën me kuptuar ça natyre ke o plak.

Tiri: Ata u lidhën bashkë, bënë dasmën, e bënë një situatë, po ti?

Aldo: Po ti erdhe çift e nuk tregove o skuth

Tiri: Ishte lojë nga vëllai i madh

Aldo: E di kur tregove ti, kur tu dridh, po vinte e marta, prit se erdhi e marta, hajde të të puth pak

Tiri: Nuk e thashë unë se jam çift, po të paktën unë jam çift, po ça do bësh moj qyqe? Nuk të eci as me Livian

Aldo: Ça thua ti