Raporti i Mirit dhe Selinit është mjaft i komentuar si nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” ashtu edhe nga publiku. Gjithçka nisi ditën e parë të reality show-t, ku Kristi i vendosi ata të dy në një krevat.
Edhe pasi përfundoi ky ‘dënim’, ata vendosën që të flinin sërish në të njëjtin krevat, e kjo është përfolur shumë.
Mbrëmjen e djeshme, teksa Selin po ecte nëpër shtëpi, Miri i shkon nga pas. E teksa ndodheshin te dhoma e gjumit, banorja shkon pranë Ilirit dhe i thotë “ça më ka gjetur mua me këtë, do i flasësh”.
Pranë tyre shkon dhe Miri dhe në një moment, Selin i thotë duke qeshur: “Të lutem, se po më cënon privatësinë”.
Pjesë nga biseda:
Selin: Shihe o Ilir, ça më ka gjetur mua me këtë, do i flasësh?
Iliri: Pse për ty erdhi?
Selin: Pse, për kë erdhi? Për ty?
Miri: Për Ilirin erdha. Si je?
Iliri: Mirë
Selin: Të lutem se po më cënon privatësinë. Po iki të laj dhëmbët o Mir
Miri: Mirë se do laj dhe unë dhëmbët
Selin: Tani kemi orën e pastërtisë.


