Në shtëpinë e “Big Brother Vip”, gjatë orëve të fundit banorët janë vendosur në provë përballë sfidës së mosreagimeve.

Mëngjesin e sotëm në shtëpi ka hyrë Landi Hysi, anëtar i grupit “West Side Family”, mik i ngushtë i Mirit. Ky i fundit është prekur dhe unk i ka mbajtur dot lotët, teksa Landi e këshilloi për vazhdimësinë e rrugës së tij në “Big Brother Vip”.

 “Mos hiq dorë Xhiku. Vazhdo fort. Dy duar janë vetëm për një kokë. Fito, fito dhe vetëm fito. Dy duar për një kokë Xhik, jemi fort. Dhe mos harro: ‘Jo jo nuk e kisha ditur që me ty do flija, çfarë tersi kam që të kam komshie. Shumë ters i madh. Gaz Xhiku. Mos i pëlqe asnjë gjë as një vajze”– tha Landi.