Reperi i njohur, Fero, ka ndarë një moment shumë të ndjerë në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, Nina. Ai ka bërë një postim emocional në “Istagram”, ku zbulon se ka 8 muaj që nuk ka mundur që të jetë pranë së bijës.

E sipas tij, kjo ndarje është e padrejtë. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, nuk nguron të shprehë hapur frustrimin e tij ndaj sistemit dhe institucionet që, sipas tij, po heshtin përballë një situate të padrejtë që po e privon nga lidhja me vajzën.

Kujtojmë që pas ndarjes së bujshme me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, marrëdhëniet mes çiftit nuk kanë qenë aspak të qeta. Edhe pse Arbenita jeton aktualisht me vajzën, Fero është shprehur në disa raste se ka pasur vështirësi për të pasur kontakt me Ninën.

View this post on Instagram

A post shared by @ferofera

“Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, me t’përqafu, apo me të uru si çdo babë.

Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk.

Por unë po luftoj për ty, për neve dyve, për të drejtën tem si babi yt – për me t’pase afër, me t’dashtë pa pengesa, ashtu si e meriton çdo fëmijë.

Kurgjo nuk mundet me thy lidhjen tonë.

T’premtoj që kom me ardhë, kom me t’mbajt fort dhe s’kom me t’lon mo kurrë.

Gëzuar ditëlindjen, shpirti jem!

Babi të don pafundësisht edhe po vjen për ty.

PS.

Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona.

Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij.

Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi”, shkruan Fero bashkëngjitur disa fotografive dhe videove ku shfaqet së bashku me vajzën e tij.

Ky mesazh i ndjerë ka prekur ndjekësit, të cilët në komente i kanë dhënë forcë dhe mbështetje në këtë betejë të vështirë si baba. Ai nuk është tërhequr nga lufta për të qenë pranë së bijës, duke e kthyer këtë çështje personale në një apel publik.