Këngëtarja Arilena Ara ka reaguar publikisht në mbështetje të studentëve, duke shprehur shqetësimin për kushtet dhe të ardhmen e të rinjve në Shqipëri. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan se shoqëria duhet të jetë me studentët në një kohë kur ata kërkojnë kushte më të mira studimi dhe një jetë më dinjitoze, ndërsa vendi po përballet gjithnjë e më shumë me largimin e të rinjve.

“Studentët duhen dëgjuar, respektuar dhe mbrojtur. Zëri i tyre meriton të dëgjohet, jo të shtypet”, shprehet këngëtarja.