Pas aludimeve të shumta dhe debatit të madh në rrjet lidhur me incidentin e ndodhur pas mesnate mes Mateos i cili e puthi “papritur” Brikenën në buzë, ka ardhur një reagim zyrtar nga llogaria e kësaj të fundit në “Instagram”, e menaxhuar nga familjarët e saj.

Në një deklaratë të publikuar në “InstaStory”, familjarët kanë mohuar në mënyrë kategorike çdo akuzë për dhunë apo sjellje të papërshtatshme nga ana e Mateos. Sipas tyre, situata është keqinterpretuar dhe është amplifikuar nga presioni i kamerave dhe izolimi i gjatë brenda shtëpisë.

Ata kanë sqaruar se reagimi i Brikenës, e cila u tërhoq dhe u mbyll në tualet në gjendje të rënduar emocionale, është një reagim i natyrshëm në një moment sikleti.

Në deklaratë theksohet se çdo vajzë mund të ndihet në siklet në situata të caktuara, por ndryshe nga jeta e përditshme, në këtë rast gjithçka ndodh nën vëzhgim të vazhdueshëm, çka e bën reagimin edhe më të fortë.

Familjarët kanë vënë theksin edhe tek mungesa e eksperiencës së Brikenës me ekspozimin publik, duke shtuar se izolimi prej ditësh dhe presioni psikologjik ndikojnë ndjeshëm në gjendjen emocionale të banorëve.

Në të njëjtën kohë, ata i kanë dalë në mbrojtje Mateos, duke i cilësuar komentet negative në rrjet si të padrejta dhe keqdashëse. Sipas tyre, bëhet fjalë për një situatë mes dy të rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo të zakonshëm.

Reagimi i plotë:

Ajo që u pa nuk është dramë, por një reagim krejtësisht normal. Në jetën e përditshme, çdo vajzë mund të ndihet në siklet në një moment dhe të reagojë duke u tërhequr apo duke u emocionuar. Diferenca këtu është se gjithçka ndodh nën presionin e kamerave.

Ajo nuk ka pasur më parë përvojë me ekspozim të privatësisë në publik dhe është e natyrshme që kjo situatë ta ketë ngarkuar emocionalisht. Të qenit 90 ditë e izoluar dhe nën vëzhgim të vazhdueshëm vetëm sa e shton këtë presion.

Gjithashtu, duam të theksojmë qartë se Mateo nuk është treguar “i pasjellshëm” dhe “i dhunshëm” ndaj saj. Ju lutem interpretimet e tilla janë të padrejta dhe keqdashëse. @mateo.borri

Kjo është thjesht një situatë mes dy te rinjve që po përjetojnë emocione në një ambient jo normal.

Ju ftojmë për më shumë mirëkuptim dhe më pak paragjykim.

Respekt dhe dashni per te gjithe 🥺🫶