Celine Dion është një nga divat e muzikës e cila me hitet e saj ka arritur që të njihet në mbarë botën. Para pak muajsh të gjithë fansat dhe mbështetësit e saj u tronditën nga lajmi që ajo vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Por së fundmi artistja ka një lajm të mirë. Ajo do të publikojë një këngë të re. Kënga, ‘Love Again’ është për filmin me të njëjtin emër, në të cilin këngëtarja, ka rolin e saj, duke luajtur së bashku me Sam Heughan dhe Priyanka Chopra. ‘NEW TRACK ALERT!’ ka shkruar ajo në rrjetin e saj social Instagram.
View this post on Instagram
Më 5 maj, filmi del në kinema dhe më 12 maj, albumi i plotë, me 5 këngë të reja të Celine, do të jetë i disponueshëm. Dion luan veten në këtë film. Në një deklaratë për shtyp, ylli i muzikës tha:
U kënaqa shumë duke bërë këtë film dhe të kem privilegjin të shfaqem me aktorët e bukur dhe të talentuar Priyanka Chopra Jonas dhe Sam Heughan në filmin tim të parë artistik është një dhuratë që do ta ruaj përgjithmonë. Mendoj se është një histori e mrekullueshme për t’u ndjerë mirë dhe shpresoj që njerëzit do ta pëlqejnë atë dhe gjithashtu do t’i pëlqejnë këngët e reja.