
Këngëtarja e njohur Celine Dion ka të ngjarë që të mos rikthehet më kurrë për të kënduar dhe kjo për shkak të problemeve të saj shëndetësore.
Gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë, si pasojë e sëmundjes së rrallë neurologjike.
Këngëtarja e talentuar u diagnostikua kohët e fundit me sindromën e personit të ngurtë dhe thuhet se po përpiqet të gjejë medikamente që funksionojnë për të. Kjo gjendje do t’i lërë fansat e saj në pritje për ndonjë lajm që mund të qarkullojë se asaj mund t’i duhet të lërë karrierën e saj pas shtyrjes së koncerteve për këtë vit dhe majin e ardhshëm.
Sëmundja quhet “Sindroma e Personit të Ngurtë”, simptomat e së cilës janë spazma, dhimbje muskujsh dhe ngërçe që shkaktojnë ngurtësi dhe rënie. Ajo është dobësuar aq shumë sa që urren të largohet nga shtëpia qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Celine ka vështirësi në ecje, shpina i është lakuar dhe dhimbjet e muskujve ndonjëherë janë të padurueshme.







