Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, ka publikuar disa foto shumë romantike nga dasma e saj me Rene Angelil, me rastin e 30-vjetorit që ata do të festonin nëse ai do të ishte ende gjallë.

“Ti vazhdon të ma mbushësh zemrën çdo ditë. Je gjithçka për ne. Na mungon shumë. Gëzuar 30 vjetorin, i dashur!”, ka shkruar Celine krahas fotografive me partnerin e saj të ndjerë.

Producenti, menaxheri dhe mentori i saj i muzikës, vdiq në vitin 2016, në moshën 73-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Së fundmi këngëtarja ka treguar një detaj të çuditshëm nga dasma e tyre, e cila u zhvillua në vitin 1994.

View this post on Instagram

A post shared by Céline Dion (@celinedion)

Veshja e kokës që ajo mbante, e cila thuhet se ishte e mbuluar me 2,000 kristale Swarovski, peshonte 7 kilogramë dhe ishte qepur në kokën e saj ditën e dasmës për të siguruar që zbukurimi i gjatë dhe i rëndë të mos i binte.

Dion shpjegoi se ajo mendonte se mund ta arrinte atë. “Kur je i lumtur, nuk ka peshë, problem, dhimbje”, tha ajo.