Ditën e sotme, Arbana Osmani ka vendosur që të tregojë disa detaje të vogla por të veçanta nga dasma e saj shumë private.

Moderatorja e dashur për publikun ka postuar në “Instastory” disa fotografi ku tregon pak nga fustani i nusërisë, nga vendi ku u mbajt ceremonia si dhe unazat.

Por jo vetëm kaq, pasi Arbana ka bërë edhe disa falënderime për të gjithë personat që i qëndruan pranë në këtë moment kaq të bukur për të.

Pak më parë, Arbana ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë një foto ku tregon një bisedë që ka bërë me këngëtarin e njohur, Ylli Limanin.

Ky i fundit i shkruan se ishte ‘ceremonia më e bukur’ si dhe i tregon se si ngacmonte Eraldo Rexhën, se do fliste keq për këtë dasmë.

“E ngacmoja Eraldon se si do i bëja një review të tmerrshme. Por ishte shumë shumë e bukur. Ti dukeshe engjëll. Dhe i binde të gjithë që je engjëll, por s’je Arbana”, i shkruan Ylli.

Nga ana tjetër, Osmani e falënderon Limanin që këndoi këngën e tyre të preferuar.