Mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Dy këngëtarët e njohur, Stine dhe Miri janë zyrtarisht pjesë e këtij edicioni të pestë, që publiku e ka pritur me padurim.
Pasi ka mbaruar spektakli, banorët kanë qëndruar zgjuar deri në orët e para të mëngjesit. Në një moment teksa po bisedonin jashtë në oborr, Miri i kërkon Stines që të shkojnë së bashku te dhoma e rrëfimit.
Stine i kthehet se nuk i kanë thirrur dhe do duket sikur po bëjnë aleanca.
Duke qeshur Miri i kthehet: “Ça aleanca leshi o burrë, do pyesim për këto gjërat” dhe më pas shton:
“Ça aleance, unë me atë? Do t’i fus shkelmin sa të më vijë në dorë”.
Pjesë nga biseda:
Miri: Do futemi bashkë aty se e kam fiksim, te dhoma
Stine: Nuk na kanë thirrur
Miri: Pa thirrur
Stine: Na thirrni pak ju lutem
Miri: Pa thirrur
Stine: Futemi, po duket sikur po bëjmë aleanca
Miri: Ça aleanca leshi o burrë, do pyesim për këto gjërat
Armiri: Sot filluat aleancat?
Miri: Ça aleance, unë me atë? Do t’i fus shkelmin sa të më vijë në dorë.


