Partneri i Dua Lipës, Callum Turner, ka deklaruar së fundmi se dëshira e tij e vetme është që të qëndrojë pranë saj përgjithmonë.
Këngëtarja me famë botërore dhe aktori i famshëm dhanë një intervistë për emisionin “Etalk”. Në momentin që 35-vjeçari u pyet për planet e tyre të ardhshme, ai u përgjigj:
“Thjesht të jemi bashkë, përgjithmonë”.
Ishte janari i vitit 2024 kur nisi lidhja e Duas me Callum. Ndërkohë thashethemet për fejesën e tyre nisën në dhjetor të po atij viti, kur ylli i muzikës postoi në rrjetet sociale disa foto ku shfaqej me një unazë diamanti në gisht.
Por konfirmimi zyrtar erdhi në qershor, gjatë një interviste të Dua Lipës për “British Vogue”.
“Po, u fejuam. Është shumë emocionuese. Ky vendim për t’u plakur së bashku, për të ndarë jetën dhe për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë – është një ndjenjë vërtet e veçantë”, rrëfeu Lipa.
Një burim i tha revistës “People” në qershor se çifti po e shijon periudhën e fejesës dhe nuk kanë ndonjë nxitim për t’u martuar.
“Dua është e çmendur pas Callumit. Ata kanë folur për të ardhmen dhe për dasmën. Por sapo janë fejuar dhe janë ende në atë ‘atmosferën festive’. Nuk kanë filluar ende as planifikimin e dasmës,” shtoi ai.
Nga ana tjetër, çifti ka vendosur të bashkëpunojë profesionalisht, duke themeluar kompaninë “TwentyTwo Films Limited”. Kjo kompani do të fokusohet në prodhimin e filmave artistikë dhe shfaqjeve televizive. Si Dua Lipa (30 vjeç), ashtu edhe Callum Turner (35 vjeç) zotërojnë aksione të barabarta.