Ka nisur edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.
Ditën e sotme një debat i ashpër me tone të larta dhe shumë afër konfrontimit fizik ishte ai mes Laertit dhe G Banit. Debati nisi si shkak i ndarjes së punëve të shtëpisë, ku tonet e zërit u ngritën filimisht nga G Bani. Por nga ana e Laertit shkak i shpërthimit të tij ishte edhe një hatërmbetje nga dita e djeshme, ku G Bani nuk e respektoi dëshirën e Laertit për të bërë një lutje për babain e tij të ndjerë.
G Bani Ca do bësh, vetëm më prek, vetëm më prek
Laerti: Se ke vendin këtu ti jo
G Bani: Llafazan
Laerti: Grua e ligë
G Bani: Grave tu marrësh të keqen, o homofob
Laerti: Doja të thoja dy fjalë për tim atë dhe fillove të luteshe, o i pa fe, në ferr do digjet shpirti jot


