E ftuar në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë psikologia e BBV, Jorida Rustemi, e cila ka treguar dhe ka analizuar me detaje gjithçka që ndodh me banorët brenda në shtëpi por konkretisht edhe për gjendjen e Eglit dhe rikthimin e saj sërish në lojë.
Jorida është në atë pozicionin e vështirë ku di gjëra, i duhet të thotë gjëra por i duhet të kontrollojë edhe se çfarë thotë. Për mua Egli do të duhej të ishte kthyer por në një fazë pak më të mëvonshme. Pasi ta kishte marrë më mënyrë të plotë veten. Ajo me të vërtetë ka dalë nga ‘Big’-u në një situatë shumë të ngarkuar, ka qenë e sëmurë fizikisht dhe e mbingarkuar emocionalisht.
Rikthimi i saj në shtëpinë e BBV, si ndikon në situatën emocionale?
Egli ka karakter shumë të fortë, ka dëshirën ta tregojë që di të vendosë për veten dhe ka këmbëngulur gjatë qëndrimit të saj edhe përpara se sa të hynte që ti rregullonte vetë termat e veta të referencës në lidhje me çfarë do të donte të bënte. Sigurisht që ka pasur momente që Egli sikurse pjesa më e madhe e banorëve kanë qenë të mbingarkuar, kanë marrë të gjithë shërbimin e nevojshëm. Shërbimi është psikologjik por edhe mjekësor atëherë kur nevojitet.
Psikologia shtoi se:
Ajo ka qenë në atë periudhë të daljes, veç të tjerave edhe me serume dhe probleme gastrointestinale të cilat domosdoshmërisht do ta ngarkonin edhe gjendjen e saj emocionale. Por nuk ka qenë në pikën që është diskutuar dhe mua më ka ardhur keq që i kam lexuar.