E ftuar në “She’s on air” në Top Albania Radio ka qenë modelja Serena Sula, e cila ka folur për këngën e saj “Diss” dhe videklipin e realizuar pjesërisht me AI.
Por jo vetëm kaq, pasi moderatoret e ngacmuan atë duke i kujtuar deklaratat e bujshme që ajo ka bërë. Gjithashtu e pyetën edhe në lidhje me edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, se çfarë do të bënte ndryshe nëse do të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Këngëtarja ‘ngacmoi’ CEO-n e Acromax, Aldor Nini, duke thënë ‘Ça do bënim? Për shembull u futem unë e ti në Big Brother. Ça do kishe bërë? Po troç ama. Të bënim seks. Ishte e imja kjo”.
Kjo përgjigje shkaktoi të qeshura mes moderatoreve dhe vetë të ftuarve.
Pjesë nga intervista:
Jemi 10 ditë larg nga fillimi i “Big Brother VIP 5” dhe doja të pyesja Serenën a do doje të bëheshe pjesë? Çfarë do të sillje ndryshe nëse do të ishe pjesë?
Rëndshëm o yje
Ça do bëje Serena?
Në momentin që do kisha hyrë unë aty, do kisha fikur çdo gjë që kam kaluar, do e kisha kaluar mbrapa dhe do kisha thënë ‘vetëm këtu përpara tani, s’ka’. Ça do të më vinte përpara do kisha bërë.


