Angelina Jolie ka zbuluar se dikur ishte një konsumuese e rregullt e duhanit, duke pirë deri në dy pako cigare çdo ditë.

Megjithatë, roli i saj si Lara Croft në filmin e njohur “Tomb Raider” e detyroi të ndryshonte drastikisht stilin e jetesës.
Në një intervistë gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, aktorja 49-vjeçare ka shpjeguar se për të përgatitur rolin e saj në vitin 2001, ajo ndoqi një regjimin të rreptë stërvitjeje dhe mori vendimin për të ndryshuar plotësisht jetën e saj.

“Duhet të ndryshoja shëndetin tim dhe mënyrën e jetesës”, tha Jolie, duke shtuar se, me kalimin e kohës, nuk donte më asgjë tjetër përveç ushqimit të shëndetshëm, ujit dhe gjumit.

Pas mbarimit të xhirimeve, ajo ndaloi pirjen e duhanit.
“Nuk e kam bërë më, mirëpo ndoshta një ose dy herë”, tha aktorja, duke pranuar se herë pas here ka bërë përjashtime.

Gjatë këtij festivali, Jolie u nderua me çmimin Maltin Modern Master, dhe emocionoi publikun me fjalët për nënën e saj të ndjerë, Marcheline Bertrand, e cila ka qenë gjithmonë mbështetësja e saj më e madhe në karrierë.
“Ajo hoqi dorë nga ëndrrat e veta për të më ndihmuar mua të ndiqja të mijat”, kujtoi Jolie, duke treguar se e ëma i shkruante letra personazheve që ajo luante në filma.
Në fund të fjalimit, Jolie përmendi rolin e saj të fundit si Maria Callas dhe përpiqej të imagjinonte se çfarë do t’i kishte shkruar nëna e saj për këtë personazh.

“Maria pati shumë arritje, por asnjëherë nuk gjeti dashurinë e një nëne”, tha Jolie, duke reflektuar mbi ndikimin e nënës së saj në jetën dhe karrierën e saj si artiste.