Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, tregon se vetmia dhe izolimi social, mund t’i vendosë obezët në një rrisk të lartë . Vetmia është dicka që mund t’ju ndodhë shumë personave, por njerëzit me obezitet e përjetojnë atë dukshëm më shumë.
“Deri më sot, faktorët e dietës dhe stili i jetesës janë fokusi kryesor në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me obezitetin”, tha Dr. Lu Qi, autori kryesor i studimit të botuar në JAMA Network Open.
Ky studim thekson rëndësinë e marrjes parasysh të shëndetit social dhe mendor në përmirësimin e shëndetit për njerëzit që janë obezë. Studimi mori nën shqyrtim të dhëna nga gati 400 000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, duke i ndjekur ata për një kohë të gjatë.
Personat e përfshirë në studim nuk kishin sëmundje kardiovaskulare, kur filloi mbledhja e të dhënave. Studiuesit i mbajtën “nën vëzhgim” këta përsona nga marsi i vitit 2006 deri në nëntor të vitit 2021.
Njerëzit që ndiheshin të izoluar nga shoqëria kishin 32% më shumë gjasa të vdisnin më herët sesa ata që nuk ndiheshin të tillë.
Ne të gjithë mund të ndihemi të vetmuar herë pas here, por kur kjo ndjenjë është e përhershme, mund të ndikojë si një formë e stresit kronik.
Çfarë e nxit rrezikun e vdekjes te njerëzit obezë?
Vetmia është një faktor kryesor që i çon obezët drejt vdekjes.
