Në mbrëmjen e së dielës më 1 dhjetor, Donatella Versace mori vëmendjen e të gjithëve gjatë natës së hapjes së shfaqjes muzikale “The Devil Wears Prada” në Londër, ku ishin të pranishëm shumë emra të njohur si Lily Collins, Luke Evans, Anna Wintour, Elton John dhe Elizabeth Hurley. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pamja e re e Donatellës, e cila dukej më e freskët dhe më e re se kurrë.

Dizajnerja italiane, tashmë 69 vjeç, postoi disa foto të mbrëmjes në Instagram, ku fansat e saj e lavdëruan për pamjen, duke e quajtur “shumë të bukur” dhe “të pabesueshme”. Komentet e ndjekësve ishin të mbushura me komplimente, si “Donatella, dukesh fantastike!”

Ndërkohë që nuk është e qartë se çfarë ka ndryshuar në pamjen e saj, disa ekspertë kanë spekuluar se Donatella mund të ketë realizuar disa procedura “korrigjuese”. Dr. Ross Perry, themelues i Cosmedics Skin Clinics, tha për Mail Online se pamja e Donatellës është përmirësuar ndjeshëm, duke thënë se flokët, make-up-i dhe stili i saj janë të përshtatshëm për të. Sipas tij, ajo duket më natyrale dhe më e freskët, pa shenja të ndërhyrjeve të reja kirurgjikale, por ndoshta ka kryer disa trajtime jo-invazive dhe ka hequr disa mbushës, duke reduktuar përdorimin e procedurave të mëparshme më invazive.

Ekspertët mendojnë se Donatella ka filluar përdorimin e mbushësve që në vitin 1993, kur ishte 38 vjeç, dhe ka pasur ndërhyrje kirurgjikale si operacion për sytë dhe ngritje të fytyrës në vitin 2008. Gjithashtu, dy vjet më pas, ajo mund të ketë bërë një operacion në hundë dhe të ketë përdorur filer për të ndryshuar formën e fytyrës.

Donatella ka qenë gjithmonë e hapur për trajtimet e saj estetike. Në një intervistë me Vogue në vitin 2013, ajo ka pranuar përdorimin e Botox-it në fytyrë, ndërsa në vitin 2010 tha se nuk besonte në pamjen “plotësisht natyrale” për gratë. Këto deklarata kanë shkaktuar diskutim.