Dinamikat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, kanë qenë të shumta dhe të forta. Televotimi që u hap gjatë Prime-t të së shtunës u anulua për shkak se në shtëpi hyri një zarf i zi.
Në këtë të fundit thuhej se grupi i Gretës që refuzoi të merrte pjesë në provat për sfidën e kërcimit, do të përballet me një masë nga Vëllai i Madh gjatë spektaklit të së martës.
Ndërkohë në promon e publikuar në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” thuhet se do të ketë edhe një surprizë të pazakontë si dhe shumë të papritura.
Gjithashtu ngre pyetjen se çfarë fshihet pas qëndrimit të Brikenës me Mateon, ku disa prej banorëve aludojnë se ajo ka një lidhje jashtë.
“Televotimi aktual është anuluar, çfarë do të ndodhë?
Çfarë fshihet pas qëndrimit të Brikenës?
Selin dhe Miri, më të bashkuar se kurrë!
Me një surprizë të pazakontë dhe shumë të papritura, Big Brother Vip, të martën ora 21:00, me Ledion Liçon, në Top Channel”, kështu shkruhet bashkëngjitur me promon e publikuar në “Instagram”.


