Mbrëmë banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 4” u ulën te divanet jashtë dhe nisën të luanin lojën me shishe, ku do t’i bënin pyetje njëri-tjetrit.
Në një moment shishja ra në mënyrën që Gjesti do t’i bënte pyetje Klajdit dhe ky i fundit të kthente përgjigje.
Gjesti e bëri pyetjen e tij dhe ngriti debat te banorët, e më pas ai vendosi që t’i kërkonte falje këngëtarit.
“Kush je ti?”, ishte pyetja që nuk u prit mirë nga banorët dhe Klajdi u përgjigj: “Jam banor i Big Brother”.
Pas kësaj pyetje, Gjesti shkoi dhe i kërkoi falje duke i thënë: “Ka njerëz më në moshë dhe me karrierë që nuk i njeh. Edhe nëse dy ditë karrierë ke, unë të vlerësoj për atë që bën”.
Klajdi e fali dhe i kërkoi falje, duke i thënë gjithashtu ‘se nëse ka zgjedhur të jetë kështu personazhi ngacmues, e pranon dhe e kupton’.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Kush je ti dhe çka bën?
Egli: Me i fol për veten e vet
Igli: Po pra, por nuk e kuptuam
Klajdi: Jam banor i Big Brother, jam konkurrent njëjtë me ty
Gerta: Kaq, e dha përgjigjen, rrotulloje
Jozi: Të lutem, përtej shakasë, ai ka mjaft bagazh dhe mjaft material me t’u prezantuar siç duhet. Klajdi prezantohu siç je ti vëlla
Igli: Po edhe pyetjen se bëri mirë
Jozi: Mos ta keqkuptojmë
Igli: I ra shkurt fare, na trego pak kush je ti, që ta kuptojmë pyetjen
Klajdi: Prandaj përgjigja ime ishte e merituar, mënyra si bëri pyetjen si lac, me gjithë respektin, ne nuk jemi laca
Pas kësaj, Gjesti shkoi dhe i kërkoi falje Klajdit duke i thënë se nuk e bëri me tendencë.
Pjesë nga biseda:
Gjesti: Më fal
Klajdi: S’ka lidhje, ti ke të drejtën tënde. Ti ke ardhur me ngacmuar. Emrin e vërtetë si e ke?
Gjesti: Besart. Më bëri të ndihem keq ai, duke thënë karrierë e gjëra. Ka njerëz edhe më shumë në moshë dhe me karrierë të madhe dhe unë nuk i njoh. Nuk e bëra me të ofenduar. Të betohem vlla. Edhe nëse dy ditë karrierë ke, unë të vlerësoj për atë që ke bërë. Seriozisht më fal, se shumë po ndihem keq. Ta ha zemrën
Klajdi: E vlerësoj, e pranoj, edhe unë kërkoj ndjesë. Ti ke të drejtën tënde në qoftë se ti ke zgjedhur si pjesë e personazhit, të ngacmosh edhe unë e pranoj atë pjesë