Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Kelly, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Wake Up”. Këngëtari i njohur ka rrëfyer detaje nga eksperienca e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gjithashtu ai ka treguar edhe projektet e reja muzikore.

Pjesë nga intervista:

Si ka qenë eksperienca jote në “Big Brother VIP”?

Kur e sheh nga jashtë është tjetër gjë, kur hyn është tjetër gjë. Nuk kisha një perceptim të saktë kush ishte favoriti kur kam hyrë. I njihja gjysmën e tyre, kishim relata miqësore, por dhe në ambiente të përbashkëta. Ditët e para ishte pak e vështirë, por kur fillon ambientohesh krijon relata të mira me të gjithë. Hyra në një pikë të lojës që kishte shumë dinamika dhe ishte e vështirë. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme.

Cili ka qenë momenti më i bukur për ty në shtëpi?

Takimi me djalin ka qenë një nga emocionet më të bukura. Ka qenë një nga momentet më të bukura. Dhe këto sfidat, ndonjëherë kanë qenë sfida fizike, psikologjike, duhet të skalisje durimin. Durimin e kam kalitur goxha brenda. Kam duruar disa situata që jashtë mund të mos i duroja dot. Duhet të japim një mesazh për publikun, nuk duhet të jemi vulgarë.

Çfarë të ka thënë bashkëshortja pasi dole?

Është ndierë shumë krenare. Edhe unë jam ndier shumë krenar, pasi kishim marrë goxha mbështetje për kauzën e Enisës, si nga publiku, si nga persona adekuat që ishin ofruar ta ndihmonin.