Një modele e njohur e “Instagram”-it, e cila u zhduk pa gjurmë pasi u nda nga i dashuri i saj misterioz, është gjetur duke luftuar për jetën e saj në spital.
Është fjala për Angelika Tartanova që iu nënshtrua një operacioni për të zvogëluar ënjtjen në trurin e saj, pasi thuhet se u sulmua.
33-vjeçarja ruse u pa për herë të fundit më 21 nëntor kur i tha instruktorit të saj të palestrës se ishte larguar nga apartamenti që ndante me burrin, i njohur vetëm si Dmitry, pas një grindjeje.
Ndërkohë miqtë thanë se kishin planifikuar të takoheshin më 30 nëntor, por telefoni i saj ishte i fikur. Ata ngritën alarmin më 28 nëntor kur ajo ndaloi së iu përgjigjur thirrjeve të tyre.
Miqtë gjetën valixhe gjysmë të paketuara në dhomën e saj dhe shenja të një lufte. Çelësi i apartamentit të saj u gjet në kutinë e saj postare në Moskë.
“Daily Star” shkruan se, Anzhelika u gjet më 9 dhjetor në Spitalin Klinik Nr. 1 të Qytetit Pirogov, ku kishte kaluar dy javë në kujdes intensiv dhe mbeti në gjendje kritike.
33-vjeçarja ishte e vetëdijshme, por e paaftë të fliste, raportuan mediat lokale. Mjekët e diagnostikuan me lëndime të rënda në kokë dhe ajo iu nënshtrua një kraniotomie që ia shpëtoi jetën për shkak të ënjtjes së rëndë të trurit. Kur u zgjua, u tha mjekëve se i dashuri i saj e kishte rrahur.
Angelika, me origjinë nga Krasnodari në Rusinë jugore, u zhvendos në Moskë disa vite më parë pas një divorci, duke lënë pas djalin dhe prindërit e saj.
Gjashtë muaj më parë, thuhet se influencuesja kishte një të dashur ‘prestigjioz, por misterioz’, të cilin miqtë e njihnin vetëm si Dmitry. Ajo nuk u tregoi atyre asnjë fotografi familjes apo miqve, por këmbënguli se ai zotëronte firmën e tij të ndërtimit dhe ishte shumë bujar me të.
Gjithashtu 33-vjeçarja kishte thënë se ai ndonjëherë dukej pak xheloz dhe e ndalonte atë të shoqërohej me miqtë e saj. Një mikeshë u tha mediave lokale se Angelika kaloi disa ditë jashtë qytetit, ku Dmitry po ndërtonte një shtëpi.
Ajo i kishte thënë një mikeshe tjetër se partneri i saj po i mbulonte shpenzimet, po i blinte rroba, po e ndihmonte me anëtarësimin në palestër dhe po e përkëdhelte me dhurata.
“Ndoshta e kam kërkuar gjithë jetën time. Mendova se nuk kishte më si ai. Gjithmonë jam unë ajo që bën gjithçka”, i kishte shkruar ajo një mesazh një miku të saj.
Ndërkohë të afërmit e saj u shqetësuan kur mesazhet dhe telefonatat e saj të përditshme papritmas u ndaluan. U raportua se Dmitry nuk e kishte kontaktuar familjen e saj dhe as nuk kishte njoftuar përfshirjen e tij në kërkim.
Familja e Angelikës më vonë mësoi se ai kishte qenë i martuar dy herë dhe po rriste tre fëmijë. Ndërkohë thuhet se policia në Rusi po heton.







