Ylli i “TikTok”, Jennifer Nicole Rivas, është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj, në Tegucigalpa.  Raportohet se shkaku i vdekjes së 21-vjeçares dyshohet se është një krizë epileptike.

“HCH Televizion Digital” ka shkruar se e reja vuante nga epilepsia dhe merrte ilaçe për sëmundjen e saj.

Rivas ishte një influencuese e njohur në Honduras dhe numëronte mbi 100 mijë ndjekës vetëm në rrjetin social “TikTok”. 21-vjeçarja punonte gjithashtu si prezantuese në kanalin hunduras CHTV dhe studionte gazetari.

“Një person plot energji dhe entuziaste që la gjurmë në çdo moment të saj. Ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe të dashurve të saj në këtë kohë të vështirë”, ka reaguar El Showsero TV.

Gjithashtu llogaritë e 21-vjeçares në rrjetet sociale janë mbushur me komente nga fansat, të cilët janë të dëshpëruar për ndarjen e saj nga jeta.

“U prehsh në paq. Kujtime të bukura na le, fluturo lart”, janë disa nga komentet e ndjekësve të saj.