Fansat e Beyonce janë të bindur se burri i saj, Jay-Z, ka provuar t’i tërheqë vëmendjen për një defekt të sikletshëm në veshjen e saj para fjalës së saj të pranimit të çmimit në Çmimet Grammy 2025. Këngëtarja 43-vjeçare u ngjit në skenë në arenën Crypto.com në Los Angeles pasi fitoi çmimin për Albumin më të Mirë të Muzikës Country për albumin e saj Cowboy Carter, por pati një incident të pakëndshëm me fustanin. Ndërsa Beyonce mbajti një fjalim të ngrohtë për publikun ata që kishin sy të mprehtë vërejtën se telat e fustanit të saj Schiaparelli po dilnin jashtë dhe dukej se e shqetësonin.
Këngëtarja Chauntee Ross ishte e shpejtë për të kapur këtë gabim dhe publikoi një video për këtë çështje në TikTok, që ka arritur 1.9 milion shikime deri tani. Në klipin 17 sekondësh, Chauntee i afrohet ekranit të televizorit dhe tregon dekoltenë e Beyonce, duke thënë: “Kush e vesh? Teli i korsetës po del jashtë!” Por fansat janë të bindur se Beyonce ishte e vetëdijshme për këtë incident dhe burri i saj, Jay-Z, kishte provuar t’i tërhiqte vëmendjen për të, duke i pëshpëritur diçka në vesh para se ajo të ngjitej në skenë. Beyonce u pa duke u përpjekur të rregullonte në mënyrë të padukshme fustanin e saj por fatkeqësisht teli i bardhë ishte ende i dukshëm ndërsa ajo pranonte çmimin nga Taylor Swift.