I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP pasi mbrëmjen e së martës u përjashtua nga gara për shkak të një Zarfi të Zi. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Elona Duro e pyeti ish-banorin në lidhje me Inën se çfarë i tha ai që e bindi që të qëndronte në shtëpi edhe pas daljes së tij me Zarfin e ZI. Keijsi u përgjigj duke treguar se:

Që në momentin që erdhën dy zarfe unë e dija që njëri ishte për mua. Që në atë moment unë i kam thënë Inës që unë sonte do dal, por ti do të qëndrosh në shtëpi për të treguar vërtet ato vlerat e tua që ti ke, atë anën që ti nuk pate mundësi që ta tregoje këtu brenda sepse të gjithë po të sulmonin në anën morale më të rëndë që mund t’i bëhet një femre. Duke filluar që nga paragjykimi, mënyra e prezantimit të video-s, hyrja e saj. 

Ishte kjo gjë e pamerituar sipas tij?

E pamerituar aspak.