“Mami im ka qenë në një tension shumë të madh gjatë kohës që unë kam qenë në Big dhe sidomos me raportin që kisha në shtëpi me Laertin”.

Kështu u shpreh ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, teksa u pyet se çfarë i ka thënë e ëma pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, për Laert Vasilin.

Gazetarja ka qenë dje e ftuar në “Mos i bjer me top”, me Ronaldo Sharkën, i cili nuk la pa e pyetur edhe në lidhje me raportin e saj me ish-banorin, Jozefin Marku.

Valbona u shpreh se nuk ka patur asnjëherë një lidhje dashurie me të, si dhe nuk ka patur as tërheqje fizike për Jozin. Ajo shtoi se nuk e ka takuar, por di që është mirë dhe po merret me pasionin e tij, me muzikën.

Pjesë nga intervista:

Ti je gocë e re, e bukur, simpatike, me sytë e shkruar, e gjatë, tani më thuaj të vërtetën se çfarë të tha mami fiks kur dole na Big-u për Laert Vasilin? A të tha ku i pate sytë?

Mami im ka qenë në një tension shumë të madh gjatë kohës që unë kam qenë në Big dhe sidomos me raportin që kisha në shtëpi me Laertin. Ka qenë shumë e tensionuar dhe e ka përjetuar jashtëzakonisht shumë. Nuk e ka marrë mirë në fakt, përpos faktit që unë bëra një zgjedhje dhe pa një mashkull në një moshë madhore që nuk kujdesej ashtu siç duhet për vajzën e saj brenda asaj shtëpie. Kështu që nuk është se e ka marrë mirë dhe nuk është se ka qenë e kënaqur. Është mirë dhe sot i kalon me sportivitet çdo gjë ka ndodhur brenda.

Tani do të futemi në një zonë pak më të nxehtë, por do më japësh një premtim, nuk dua përgjigje që zakonisht mbajnë politikanët se e di që je e lidhur me politikën. Dua Bonën pikante, me humor, jo kaq shumë të zgjatura. E di që të kanë pyetu shumë, po sot është sqaruar raporti jot me Jozin?

Cili raport?

Çfarë e ke ti Jozin dhe çfarë të ka ai ty?

Kjo është një pyetje 1 milion dollarëshe për të gjithë. Jozi një shok shumë i mirë. Jozi për mua ka qenë dhe është një djalë shumë i mirë dhe unë nuk kam patur kurrë asgjë me Jozin. Pra unë me Jozin nuk kemi patur kurrë një lidhje dashurie. E këtu i vëmë vulën.

Po pse Laert Vasili thoshte që ‘ti Bona je tërhequr seksualisht nga Jozi dhe do që t’a përplasësh atë pas muri’?

Me epsh

Ke qenë ndonjëherë e tërhequr? Mos më thuaj se edhe kjo gjëja është turp. Tani nëse ke qenë, thuaje

Nuk kam qenë e tërhequr nga Jozi seksualisht, se po të isha, do të isha me Jozin. Nëse do kisha patur tërheqje fizike apo ndjenjash me Jozin, do të isha me të sepse kam përshtypjen se unë jam shumë e vërtetë dhe gjërat që i ndjej i shpreh.

E ke takuar Jozin?

Jo, nuk e kam takuar

Ke folur?

Di që është shumë mirë, me projekte të bukura. Kjo ka rëndësi, ai të jetë mirë me shëndet dhe të ketë energji për të punuar për pasionin e tij, për muzikën, që besoj se është një ndër zërat më të bukur shqiptar. “Big Brother” ka arritur të zbulojë një artist, mund të them me plot gojën i kompletuar siç është Jozi.