Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Marko Musaj, ka qenë sot i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka komentuar banorët dhe dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Teksa u ndal te Mateo, Marko komentoi sjelljen e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri si dhe u shpreh se e njeh mirë atë. Nga ana tjetër, ai bëri një zbulim ‘bombë’ në lidhje me Brikenën.

Marko Musaj u shpreh se e njeh banoren dhe kanë folur rreth 2 muaj në rrjetin social “Instagram”, pasi ai doli nga “Për’puthen”. Ai shtoi se Brikena i kishte treguar për Mateon.

Sipas Markos, ai dhe Brikena janë zënë pasi ajo kërkon diçka stabël, një lidhje serioze. Ai vijoi duke thënë se nuk janë takuar, pasi ajo jetonte në Itali.

“Mua Brikena nuk do më thoshte jo. Unë mendoj që Brikena ka hyrë me strategji konkrete, do të bëjë lojën e vetë. Më pëlqeu gjesti i Mateos që takoi mamin e Brikenës. Ajo ishte shumë fisnike edhe me mënyrën si e përballoi.

Brikenën e njoh, me të kam pasur kontakte. Kemi folur për rreth 2 muaj në Instagram, pasi dola nga “Për’puthen”. Mateo i kishte mbyllur kontaktet me Brikenën në atë periudhë. Unë isha duke folur dhe e pyeta për konkurrentët e “Për’puthen”. Më tha që kam pas folur me Mateon, ma pohoi. Jemi takuar një herë tha, por nuk e kemi gjetur veten te njëri tjetri dhe e kemi lënë aty më tha. Unë i besoj versionit të Mateos që janë puthur. Nuk jemi takuar sepse ajo jetonte në Itali dhe nuk ishte mundësia që të takoheshim. Kemi folur shumë, jemi zënë sepse Brikena kërkon diçka stabël, një lidhje serioze”, tha Marko.