Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, ka marrë një telefonatë surprizë live mbrëmjen e djeshme gjatë puntatës së emisionit “Goca dhe Gra”.

Aktorja Rudina Dembacaj telefonoi vjehrrën e Rozanës dhe e pyeti se çfarë dëshironte që t’i thoshte live nuses së saj.

Zonja Dita tha shkurt: “Do ti them se e dua shumë”.

Më pas ish-finalistja e “Big Brother VIP 4” ndërhyri duke thënë: “Dita faleminderit ty që ke rritur një djalë që unë e dua shumë, të mrekullueshëm”.

Pjesë nga biseda:

Rudina: Zonja Dita po na ndiqni, çfarë do t’i thoni Rozanës live, çfarë do t’i thoni nuses

Dita: Do t’i them e dua shumë

Rudina: Faleminderit zonja Dita

Rozana: Faleminderit shumë. Dita faleminderit ty që ke rritur një djalë që unë e dua shumë, të mrekullueshëm, faleminderit shumë

Dita: Ju përshëndes të gjithave