E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë nëpërmjet një lidhjeje telefonike, Rozana Radi. Së bashku me Jonida Aliçkollin, Niko Komanin dhe Anton Bellon, artistja e njohur ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën e saj të re në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel si moderatore dhe jo vetëm kaq…
Mbrëmjen e kaluar ajo është surprizuar nga vjehrra e saj në emision, diçka për të cilën ajo u shpreh se nuk e priste aspak dhe se nuk e kishte menduar kurrë që Rudina Dembacaj mund ta bënte diçka të tillë. Ajo theksoi se:
Unë mendova se po tallej Rudina të them të drejtën, nuk ma mori mendja fare që ajo mund të kishte numrin e vjehrrës, sepse Rudina nuk është nga ato që i do vjehrrat shumë. Pikërisht Rudina. Kështu që, mos besoni shumë tek këto gjërat që thuhen në TV sepse kam përshtypjen që Rudina ka një dashuri shumë të madhe edhe për vjehrrën me thënë të drejtën. E luan këtë pjesën sepse është babaxhane shumë. Është aq e dashur dhe ka aq shumë humor. Rudina bën humor të zi, më besoni që ndonjëherë nuk i ka edhe me aq seriozitet sa njerëzit i marrin. Të gjithë atyre që na ndjekin ju them që merreni jetën pak më qetë sepse nuk është çdo gjë film dhe nuk është çdo gjë teatër.
A ka kontaktuar me vjehrrën pas spektaklit nga mbrëmja e kaluar?
Jo, mbrëmë unë nuk e mora në telefon sepse ishte shumë vonë, por sot në mëngjes komunikova dhe e falenderova. Nuk e prisja i thashë, e dija që më do por nuk e dija që më donte kaq publikisht.
