E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania radio ka qenë ish-banorja e BBV, Rizarta Hoxha e cila përfundoi rrugëtimin e saj mbrëmjen e së shtunës. Ajo ka sqaruar gjithçka rreth eksperiencës së saj dhe situatave që krijoi gjatë qëndrimit të saj rreth 30 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Si kanë qenë 48 orë pas daljes nga shtëpia e BBV për Rizartën?
Kanë qenë vërtetë të ngarkuara dhe nuk e kam pasur mundësinë që të qetësohem plotësisht aq sa duhet, por që pak nga pak po e kap ritmin e realitetit sërish. I kam kaluar të dyja ditët me njerëzit e zemrës duke i takuar dhe duke folur për eksperiencën aq të bukur siç ishte Big Brother.
Elona Duro e pyeti në lidhje me raportin që ka me familjen dhe si e pritën ata rrëfimin e saj, duke qenë se ka dalë nga shtëpia tani dhe ka pasur mundësi që të flasë. Në lidhje me këtë Rizarta u shpreh se:
Unë e di gjithmonë që mbështetjen e tyre e kam pasur edhe gjatë rrugëtimit tim por edhe pas tij. Ata e dinë shumë mirë që rrëfimi im nuk ka qenë aspak sulm ndaj tyre dhe e dinë se ato pakënaqësitë që mund të jenë treguar aty tek rrëfimi im ato i dinë shumë mirë dhe i kuptojnë shumë mirë që nuk mbeten akoma. Kanë qenë pjesë e fëmijërisë sime, ka ndodhur çfarë ka ndodhur por tani normalisht sepse unë e kam thënë në fund të mesazhit që unë i kam falur sado që ata nuk kanë ditur jo se nuk kanë dashur.
Tani marrëdhënia jonë është madje akoma dhe më e afërt dhe akoma më e mirë, tregohet akoma më shumë dashuri si nga unë dhe nga ata. Gjithçka vjen nga komunikimi. Ata e dinë që unë i dua dhe unë e di që ata më duan dhe dashuria triumfon gjithmonë.