Jozi dhe Loredana kanë krijuar një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Duket se mes tyre ka një pëlqim, pasi herë pas here i shikon duke u përqafuar dhe duke qëndruar së bashku në krevat.
Por ditën e sotme, Loredana i ka bërë një pyetje të papritur Jozit, në lidhje me Valbonën. Këta të fundit njihen që jashtë dhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri Valbona e thërret Jozin “vëlla”.
Por duket se Loredana nuk e beson këtë raport mes tyre dhe sot i ka thënë Jozit se “ata po gënjejnë”.
“Çfarë ka mes teje dhe Valbonës jashtë?”, ishte pyetja që Loredana i bëri Jozit.

Ai u shpreh se njihen veç si emra, por Loredana i thotë se “po gënjejnë”.
Pjesë nga biseda:
Loredana: Ça ka mes teje dhe Valbonës jashtë?
Jozi: Asgjë
Loredana: Si njiheshit ju?
Jozi: Shumë, shumë pak, veç si emra
Loredana: Pse?
Jozi: Ajo është gazetare, ka pasur njëherë një intervistë në radio, veç kaq
Loredana: Veç kaq
Jozi: Po
Loredana: Ajo thotë që ti je shok me vëllezërit e saj, ju po gënjeni
Jozi: Aspak
Loredana: Ok, pse ajo thotë kështu?