Eftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë regjisorja Ana Veseli, e cila është ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të këtij edicioni në “Big Brother VIP”. Ajo ka rrëfyer më shumë për marrëdhënien që ka sot me Aldon, por dhe ka komentuar lojën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Si i ka parë Ana marrëdhëniet e Aldos me të tjerët dhe sidomos me faktorin femëror?

Aldo në matyrën e tij, marrëdhëniet me faktorin femëror i ka shumë të mira në përgjithësi edhe në jetën reale jo vetëm në Big Brother. Unë mendoj që Aldo raportet më të mira në shtëpi i ka me vajzat. Mendoj që kjo është edhe në jetën reale. Marrëdhënia që ka me Danjën është shumë interesante dhe mua më pëlqen. E shoh edhe Danjën si karakter shumë të rëndësishëm në shtëpi. 

Pavarësisht ndarjes së tyre dhe vendimit që ata kanë marrë të dy së bashku, mendon Ana se mund të ketë një rikthim? Çfarë ka ndikuar tek vendimi për t’u ndarë, ka pasur më shumë arsye negative?

Përderisa është marrë një vendim do të thotë që arsyet kundër kanë patur një peshë. Jo se mund të kenë qenë më shumë por kanë patur një peshë. Kanë qenë një faktor i rëndësishëm por arsyeja pse ne kemi një marrëdhënie kaq të mirë është që në botëkuptimin tim në një moment që ti bëhesh familje me dikë, unë dhe Aldo jemi bërë familje dhe kjo është përjetë. Unë, Aldo dhe Akira do të jemi përjetë një familje pavarësisht se ne nuk jemi burrë dhe grua dhe nuk jemi të martuar, do të jemi gjithmonë një familje. 

Nëse Aldo do të krijonte një tjetër marrëdhënie me një vajzë, do të mërzitej Ana?

Nuk do të mërzitesha në fakt do të ishte komplet e kundërta. Mua do të më bëhej qejfi. Realisht buron nga zemra kjo gjë.