Fedez ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjen e tij në tapetin e kuq, ku u shfaq i veshur me një këmishë të bardhë dhe pallto të zezë, duke mbajtur një tufë me lule Strelitzia.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishin sytë e tij – të zinj dhe me bebëza të zgjeruara, që dukeshin të pazakonta dhe shqetësuese. A mund të kenë qenë lente kontakti? Ose një efekt optik?
Pyetjet kanë mbetur të pazgjidhura dhe rrjetet sociale janë mbushur me teori, por reperi ka preferuar të ruajë heshtjen.
Për momentin, Fedez nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë pamje të tij, por burime pranë eventit të Sanremos tregojnë se ai u shfaq i qetë dhe i relaksuar, duke përshëndetur fansat dhe bërë “selfie” me publikun.
Një lidhje e mundshme për këtë pamje mund të vijë nga teksti i këngës që Fedez do të interpretojë në Sanremo këtë vit, “Battito”. Ai e ka përshkruar këtë këngë si një histori dashurie që flet për depresionin, ku figura femërore përfaqëson këtë gjendje të trishtuar.
Fedez ka thënë se nëse do ta përshkruante këtë këngë me një imazh, do të ishte “një piksel i zi”, dhe kjo mund të jetë një arsye simbolike për zgjedhjen e syve të tij të zinj, si një pasqyrim i tematikës së këngës dhe ndjesisë që ajo përcjell.
Gjithashtu, përveç muzikës, vëmendja është e fokusuara dhe tek aspektet e jetës së tij private, përfshirë spekulimet rreth marrëdhënies së tij me Chiara Ferragni, që janë ringjallur së fundmi nga disa komente në media dhe podcast-e.
Në skenën e Sanremos, ai do të përballet gjithashtu me disa figura të njohura, si Tony Effe, me të cilin pati një përplasje të ashpër më herët, dhe Achille Lauro, që përflitet për një lidhje të kaluar me Chiara Ferragni. Pavarësisht të gjitha këtyre, Fedez duket se dëshiron të fokusohet te performanca e tij muzikore, duke lënë që këngët dhe imazhi i tij të flasin për të.