Disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 4” kanë qenë së bashku me pushime në një resort në Turqi, me emisionin “Pushime On Top”. Gjatë qëndrimit aty, Aldo Marku ka dhënë një intervistë për Eni Shehun, ku ka zbuluar si i ka raportet me disa prej ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Nga djemtë përmendi Shkëlzen Oruçin, ndërsa nga vajzat tha emrin e Shqipe Hysenajt, e cila ka qenë opinioniste e “Fan Club”. Sa i përket Rizarta Hoxhës, Aldo u shpreh se është vajzë e këndshme.
Pjesë nga intervista:
Aldo: Mosha jonë është perfekte për këto lloj pushimesh, resort, qetësi, natyrë
Eni: Miq të dashur vërdallë
Aldo: Njerëz të këndshëm, energji e mirë
Eni: Kush është më i dashuri për ty, nga këta në grup?
Aldo: Nga djemtë? E kam thënë edhe kur dola nga Big-u që me Xenin…
Eni: E ke dhe shok dhome, po nga vajzat?
Aldo: Ku di unë, nuk po shoh vajza vërdallë. Kemi dhe Shqipen, e kam shoqe të vjetër, e çmoj shumë si njeri. Ishte dhe Rizarta
Eni: Po e pashë edhe unë, e këndshme shumë Rizarta
Aldo: Ashtu duket në sipërfaqe
Eni: Në brendësi?
Aldo: Nuk kam gërmuar, kemi ngelë në sipërfaqe