Elton Ilirjani, në një intervistë për Top Story para disa ditësh, ndau një moment të trishtë të jetës së Parashqevisë, gjatë periudhës kur ajo kaloi 8 vjet si e pastrehë. Ai përshkroi një episod të dhimbshëm që ndodhi në stacionin e trenit, ku Parashqevi kalonte kohën e saj.
Sipas Ilirjanit, në çantën e saj, që ajo mbante gjithmonë me vete, ndodheshin disa objekte që flisnin për vuajtjet dhe kujtimet e saj të dhimbshme.
Në çantë kishte furçë dhe pastë dhëmbësh, sepse i kujtohej jeta e dikurshme, ajo Parashqevia që ishte e kujdesshme me veten
Ai përmendi gjithashtu një krehër, disa monedha një dollarëshe dhe qindarka, së bashku me një objekt tjetër që Parashqevi e kishte blerë për 5 dollarë dhe e mbante mbi kokë.
Ajo kishte edhe këpucë rozë që ishin tri numra më të mëdha, dhe ndiente shumë dhimbje nga ato
– shtoi Eltoni, duke nxjerrë në pah kushtet e vështira që artistes iu desh të përballonte.