Banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena, ka zbuluar sot gjatë një bisede me Juxhinin dhe Angelon, se çfarë lloj meshkujsh pëlqen.
Kur aktori i njohur e pyeti se “çfarë lloj djemsh të pëlqejnë, ça tipi?”, ajo duke qeshur u përgjigj: “Të këqij”.
Por më pas Brikena shton:
“Bëj shaka. Ja u kam shpjeguar edhe vajzave, nuk është se shoh bukurinë te një mashkull. Veç a është njeri i mirë, a është i familjes. Nuk më pëlqejnë djemtë që bëjnë sherre, rrihen. Veç a është i mirë, a është i rrugës së mirë, a ka një familje të mirë. Të më respektojë dhe të jetë i sinqertë. Nuk shoh gjërat materiale pasi mendoj se shumica e atyre që kanë lekë tradhtojnë. Kështu që më mirë bukë e kripë e zemër. Më mirë një person i thjeshtë, punëtor, që krijon çdo gjë bashkë”.
Kujtojmë se gjatë një bisede me Senon, më herët banorja është shprehur se do t’i pëlqente që të jetonte me vjehrrin e vjehrrën.


