Ditën e sotme, është dhënë masa e sigurisë ndaj këngëtarit Gjesti. Gjykata Themelore në Prishtinë, pas dëgjimit të palëve, ka vendosur që t’i caktojë atij masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, 30 ditë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti i Përgjithshëm, ky vendim erdhi pas kërkesës së bërë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Ndaj artistit te njohur rëndojnë dyshimet e bazuara për veprat penale të kanosjes, dëmtimit të pasurisë, si dhe mbajtjes në pronësi apo kontroll të paautorizuar të armëve.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas analizimit të detajuar të shkresave të lëndës, e vlerësoi kërkesën e prokurorisë si të drejtë dhe të bazuar. Gjykata konstatoi se caktimi i paraburgimit është aktualisht masa më adekuate për të garantuar rrjedhën e papenguar të procedurës.

Në arsyetimin e vendimit, theksohet se ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes së të pandehurit, mundësinë e ndikimit tek dëshmitarët, si dhe rrezikun e përsëritjes së veprës. Për këto arsye, kjo masë u pa si e vetmja zgjidhje në këtë fazë të hetimit.

Megjithatë, mbrojtja e fituesit te BBVA, ka ende rrugë ligjore në dispozicion. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.