Vëllai i këngëtarit dhe banorit të “Big Brother VIP 5”, Armir Shahini, ka qenë sot i ftuar në studion e “Fan Club”. Ai ka komentuar rrugëtimit e Mirit deri tani brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe ka folur për temat më të forta të banorit.
I pyetur në lidhje me Selin Bollat, me të cilë Miri ka patur një raport shumë të afërt, ai u shpreh:
“Selin është një lojtare si Miri, si Rogerti. Duket se është një lojtare e mirë, suksese”.
I pyetur se se e ka lexuar lojën, aleancën e Mirit dhe Selin, vëllai i banorit u përgjigj:
“Është një lojë, raporti i tyre është për të krijuar një dinamikë, nëse do ishin në gjumë s’do kishin mundësi ça me folë. E shohim në aspektin e lojës, nuk jam në lëkurën e Selin me e ditur ça ndjen dhe mendon aty, si dhe nuk jam në lëkurën e Mirit me e ditur se ça ndjen dhe mendon. Mirin e njoh më shumë dhe flas me siguri që Miri është me shpirtin e madh”.
Vëllai i banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri dha gjithashtu edhe një mesazh për familjarët e banorëve, që të mos bëjnë një “Big Brother” jashtë.
“Në mënyrë kategorike me mbyll Big-un jashtë. Ata banorët kanë humbjet apo fitoret e tyre, ata jashtë nuk duhet të bëjnë një Big tjetër. Unë dhe familja ime nuk do e bëjmë kurrë. Miri është aq i rritur, me sfidat e veta, po të dojë të bëjë Big Brother apo pushime, është ai që vendos, ne që jemi jashtë nuk bëjmë”, tha vëllai i Mirit.

