Ledri Vula ka qenë i ftuari i radhës në rubrikën “Galeri” në “E Diell”, Top Channel, ku ka folur për jetën e tij private por edhe atë profesionale. Në një moment, Ed Manushi i tregoi atij një video të vitit 2019 kur ai ka qenë i ftuar në “E Diell”.
“Ti ke një histori të bukur edhe me ne, kur them me ne me të “Diellen”. Ke qenë tek edicioni i jonë i parë i ftuar dhe na ke sjellë fat. “E Diell” dikur, hë publiku iu ka marrë malli kur ne ishim të gjithë më të vegjël”, i tha fillimisht Ed Manushi.
Në videon e shfaqur në led është Ledri së bashku me Ervin Kurtin si dhe moderatoren e njohura, Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla dhe Argjira Spanca.
“Si të duken vajzat tona në versionin ‘Sex and the City’?”, ishte pyetja që i drejtoi moderatori në atë kohë Ledrit dhe ai u përgjigj “shumë të mira”.
Teksa po shikonte videon në fjalë Ledri shprehet: “Viti 2019, në atë kohë ka dalë kënga”.
Ndërkoha Manushi e pyet nëse i mban mend gocat: “Si kanë ecur këto në karrierë sipas teje? Se këtu kanë qenë të vogla të gjitha”.
“Kanë ecur shumë mirë të gjitha”, shprehet Ledri dhe më pas Manushi i thotë: “Më jep një opinion për secilën sipas teje”.
“Hala po duken mirë. I përcjell. Prej “E Diell” ka ngelë një shoqëri e mirë, i kam në ‘Instagram’ dhe i përcjelli. Fjoralba është shumë cool. Gjirën e pashë se kishte qenë në Finlandë me pushime, gjithashtu edhe Nevinën. I përcjelli në “Instagram”, nuk është se folim”, tha Vula.





