Pas një periudhe shkëputje nga media, Arbër Çepani, ka dhënë dje një intervistë ekskluzive për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Sipërmarrësi ka treguar se si ka qenë viti 2025 për të.

Çepani theksoi gjatë intervistës, se këtë vit ka pësuar një metamorfozë, që e ka ndihmuar të rritet.

Mes fotove të përzgjedhura te vitit, Arbri shtoi se e ka shijuar kohën në Meksikë aty ku tregoi se kanë jetuar dhe motrat e familja e tij.

Përgjatë intervistës sipërmarrësi i njohur u përlot duke mos fshehur frikën për shëndetin e më të dashurve.

“Ajo është e vetmja gjë qe nuk e kam në dorë, çdo gjë tjetër e kam në dorë”, u shpreh Çepani mes lotëve qe nuk arriti t’i mbajë dot.