Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Rogertit dhe Kristit, ku ky i fundit i ka hedhur ujë banorit.

Në një moment që Kristi dhe Brikena po bënin listën për buxhetin e javës, Juela shkon pranë tyre dhe u kërkon që t’i japin makinën llogaritës.

Brikena nuk pranon që t’ia japë, ndërkohë Juela rri duke përsëritur:

“Ta bëj një llogari. O vajzë e dashur pse e fsheh makinën llogaritëse, kam nevojë të bëj një llogari personale. Nuk është lojë kjo, kam të drejtë. Të shkoj te Vëllai i Madh. Dua të bëj një llogari timen”.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Brikena i kthente përgjigje vetëm ‘prit një sekond’, ndërkohë Kristi iu drejtua duke bërtitur: “Po të mbarojmë këtu njëherë”.

Në këto momente pranë tyre vjen Rogerti, i cili i vjen në ndihmë Juelës. Kur Brikena refuzonte që të jepte makinën llogaritëse, ai u mori letrat e buxhetit. Në këmbim të këtyre të fundit, ai u kërkoi makinën llogaritëse.

Kristi u ngrit në këmbë që t’i marrë letrat, por Rogerti nuk ia jepte. Në këto momente këngëtari i hodhi ujë banorit, i cili nisi duke bërtitur “a veshi, a veshi”.

“As nuk më rruhet fare…”, dëgjohet të thotë Kristi.