Mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, u mbajt dasma tashmë e bërë traditë. Dj Gimbo dhe Selin Bollati i thanë “po” njëri-tjetrit në një ceremoni festive, që solli shumë emocione.
Atmosfera u bë edhe më e veçantë nën interpretimin live të këngëtares Artjola Toska, ndërsa banorët festonin dhe çifti realizonte vallëzimin e parë si të sapomartuar.

Megjithatë, në një moment që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, banorja Brikena Selmani u pa me lot në sy gjatë ceremonisë.
Ndërsa Gimbo dhe Selin po shijonin momentin e tyre në pistë, modelja nga Kosova dukej e prekur emocionalisht, një reagim që surprizoi publikun.
Ende nuk dihet saktësisht arsyeja e lotëve të saj, por situata mund të lidhet edhe me raportin e ndërlikuar që ajo po përjeton brenda shtëpisë me Mateo Borri.
Ky i fundit i ka shprehur hapur pëlqimin Brikenës, por ajo deri tani ka treguar hezitim për të ndërtuar diçka më shumë mes tyre.



