Gjatë mbrëmjes së djeshme, lideri i shtëpisë së “Big Brother VIP 4”. Gjesti, mori një “shpërblim” nga Vëllai i Madh: “valixhen e tundimeve”. Në të ndodheshin 7 zarfe që kishin shpërblime dhe dënime për Gjestin apo dhe banorët e tjerë.

Këngëtari vendosi që t’a merrte valixhen dhe madje mbrëmë hapi 3 nga këto zarfe që kishte vetëm gjëra të bukura. Ndërkohë 4 zarfet e tjerë i la për ditën e sotme.

Por kur u zgjua ai vuri re se në valixhe nuk kishte asnjë nga zarfet dhe nisi menjëherë kërkimet.

Gjatë natës Danja, Vserlo dhe Loredana bënë plan se si t’ia merrnin zarfet banorit.

Pasi vendosën që do i merrnin zarfet, Vserlo ikën te krevati ku po flinte Gjesti bashkë me Rizartën dhe merr vetëm dy zarfe. Pranë për t’a ndihmuar ishte Loredana e cila i merr zarfet dhe largohet me vrap.

Më pas banorët kalojnë nga dhoma e grimit ku vendosin që të fshehin dy zarfet. Ata i lanë te një karrige e cila kishte mbulesën me zinxhir.

Ishte Loredana që gjeti vendin ku fshehën zarfet dhe Vserlo ia pret: “Pse me cigare do të luajmë ne, u kry çdo send”.  

Ndërkohë dy zarfet e tjerë ia ka marrë Rozana, e cila i ka lënë te pajisjet e palestrës.