Egli Tako është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, “Big Brother VIP 4”, duke bërë të ditur se këtë herë do të jetë për veten dhe për familjen pas gjithë përvojës së kaluar në këtë format.

Megjithatë, rikthimi i saj duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë fansat, të cilët e kanë mbështetur shumë pas daljes së saj nga ky reality show.

Pas rikthimit, duket se numri i ndjekësve në “Instagram”-in e Eglit ka pësuar rënie, pasi ajo kishte rreth 352 mijë ndjekës dhe tani ka rreth 328 mijë, duke humbur rreth 24 mijë ndjekës. Kjo rënie tregon se disa prej fansave të saj janë distancuar pas rikthimit, duke qenë pak dyshues për këtë zgjedhje.

Egli me rifutjen e saj në shtëpi ka ndërruar tërësisht lojën dhe po mundohet që të sjellë diçka tjetër nga vetja e saj. Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të veprojë ajo me lojën e saj dhe me banorët e tjerë, veçanërisht me Gjestin.

Rikujtojmë se, lidhur me rënin e ndjekësve në Instagramin e Eglit, është postuar nga miqtë apo familjarët:

“Sikur të gjithë të ikni dhe 5 të mbeten… Rëndësi ka të mbeten ata që vërtetë e duan. Vendimi për të vazhduar atë rrugëtim që u la përgjysëm me dhimbje dhe lot nuk ishte për followers, as për vëmendje. Por për Eglin. A do ta ketë të vështirë? Patjetër. A do t’ia dalë? Patjetër. Ne kemi besim dhe do jemi pranë saj sepse kështu mendojmë se duhet bërë me familjarët dhe miqtë, t’i gjendeni pranë kur kanë botën kundër”.