Loredana dhe Jozi e kanë nisur ditën me energji pozitive, me përqafime dhe duke luajtur së bashku. Fillimisht ajo u ngrit nga krevati i saj dhe shkoi u shtri pranë Jozit.
Për disa minuta qëndruan ashtu të shtrirë në krevat, në krahët e njëri-tjetrit. Më pas Loredana u ngrit nga krevati dhe u largua.
Por në një moment të dytë ajo u rikthye te dhoma e gjumit dhe shkoi e iu hodh Jozit në krah. E pikërisht tani ata u përplasën dhe Jozi vrau këmbën.
Teksa ai po qëndronte në krevat dhe mbante këmbën që vrau lart, Loredana shkon dhe e hedh poshtë nga krevati. E sigurisht me të u rrëzua edhe ajo.
Loredana u ngrit shpejt ndërsa Jozi ngeli në tokë. Pasi ai u ngrit nisi që të ndiqte Loredanën, e cila duke qeshur i tha:
“Mos më vrit tani. Boll, më lodhe, më lodhe”.
Jozi e kap në krah dhe e hedh te krevati i tij, por Loredana çohet shpejt dhe largohet.