Në finalen e madhe të edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, një nga momentet që mori shumë vëmendje ishte mbështetja që Sara Gjordeni i dha Egli Takos.

Sara u shfaq në skenë me një surprizë emocionale për ish-finalisten. Por mesa duket marrëdhënia e tyre ka ndryshuar. Dy ish-banoret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk ndiqen më në rrjetin social, “Instagram”.

Gjatë emisionit ‘Goca dhe Gra’, Rudina Dembacaj nuk hezitoi ta adresonte drejtpërdrejt këtë ndryshim:

“Ti erdhe në natën finale me një surprizë për Eglin. Ndërkohë tani nuk ndiqni njëra-tjetrën. Çfarë ka ndodhur? Kush e hoqi kë”.

Sara u përgjigj shumë shkurt dhe vendosi të mos japë detaje:

“Duke qenë se kam parë që këto muhabete zgjasin shumë, nuk dua të flas për këtë. Pse nuk ia bëtë këtë pyetje Eglit kur ajo ishte në këtë panel?”.

Më tej, moderatorja e njohur shtoi:

“Unë mendoj se ka gjëra që ia vlen të fliten dhe ka gjëra që nuk ia vlen të fliten”.

Deklarata e Sarës lë të kuptohet se mes tyre ka pasur një largim gradual, por jo domosdoshmërisht një konflikt të hapur. Ajo zgjodhi të mos e shndërrojë raportin në debat publik dhe nuk dha as emra, as arsye.