Këngëtarja e dashur për publikun, Rozana Radi, ka reaguar së fundmi lidhur me raportin e saj me Gjestin, duke sqaruar se mes tyre nuk ka më asnjë lloj komunikimi.
Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, dikush e ka pyetur nëse ka folur apo ka patur ndonjë kontakt në rrjetet sociale me fituesin e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, ish-finalistja u përgjigj:
“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as nuk më ka. Nuk kemi asnjë lloj kontakti”.

Megjithatë, pavarësisht mungesës së komunikimit, Rozana nuk nguron t’i urojë të mirat:
“Uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjërat që po bën, siç ia kam uruar përherë”.
Deklarata e saj konfirmon përfundimisht distancën mes tyre, por njëkohësisht tregon se nuk ka asnjë ndjenjë keqdashëse, përkundrazi, një urim i sinqertë për të ardhmen e tij.