Menjëherë pas përfundimit të Prime-t të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP 5”, në shtëpi kanë nisur diskutimet dhe debatet e shumta mes banorëve.

Juela dhe Kristi kanë diskutuar në lidhje me atë çfarë ndodhi mes Keijsit dhe Stelinës. Pranë tyre ishte edhe Stenaldo, i cili po mundohej që t’a largonte Juelën nga Kristi, pasi sipas tij, ky i fundit po e vendoste atë në një lojë të shëmtuar.

Më pas Stenaldo i thotë se ka nevojë për të dhe i kërkon që të shkojë me të.

“A mund të vish se kam nevojë për ty një minut. Do vish se kam nevojë për ty. Për Zotin po nuk erdhe tani, nuk do flasim bashkë me vërte, zgjidh edhe merr. Më ngel hatri nëse nuk vjen, nuk dua të të vë në presion”, i tha Stenaldo.

Pjesë nga biseda:

Stenaldo: Po të bën një bisedë të kotë

Juela: Po dua ta dëgjoj

Stenaldo: Po të vë në një rol të shëmtuar me një gjest zemre që bëri një djalë aty dhe ti u përgjigje shumë bukur ‘bashkë do ngelemi miq’.Pikë, ky ishte fundi i Prime-t tënd. Ti po shpjegohesh, pse?

Juela: Nuk po i shpjegohem për Senon

Stenaldo: Po i shpjegohesh. Ai po të thotë ‘të erdhen lulet, po ti u emocionove, po pse u emocionove?’. Ndërkohë që është gjëja më normale në botë. Edhe po të erdhen lulet nga një vajzë, do emocionohesh

Juela: Ka të bëjë me këtë çift

Stenaldo: Kam nevojë për ty dy minuta

Juela: O Stenaldo të kam xhan

Stenaldo: Kam nevojë të të marr dy minuta me vete, pastaj kthehu e bëj ça të duash me këtë djalë.

Juela: Ti do me kesh gjithmonë, Kristi e ka humbur shansin

Stenaldo: Nëse nuk vjen me mua, do më humbësh për një zgjedhje kot.